back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKarçanaj ia lë topin Shimës/ I jep mend SPAK-ut, që të hetojë...

Karçanaj ia lë topin Shimës/ I jep mend SPAK-ut, që të hetojë zhdukjen e tij

Ish-drejtoresha e Agjencise Kombëtare te Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka folur në emisionin “Top Story” me Grida Dumën për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, pas ngjarjes ku ai u denoncua fillimisht i zhdukur nga familjarët, për t’u kthyer më pas dhe për të deklaruar në polici se ishte larguar vetë.

Gjatë intervistës, Karçanaj u shpreh se Shima ka qenë përgjegjës për procesin administrativ të prokurimeve në institucion, ndërsa ajo vetë ka qenë e fokusuar në aspektin teknologjik të transformimit të AKSHI-t.

Ajo tha se në një periudhë të caktuar i ka deleguar autoritetin kontraktor Daniel Shimës dhe se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë për procedurat e prokurimit.

“Unë nuk dua të paragjykoj Daniel Shimën, por institucionet duhet të hetojnë me seriozitet”, u shpreh ajo.

Karçanaj shtoi se nuk mund të bëjë gjykime mbi çështjet që janë bërë publike në media, duke theksuar se e vërteta duhet të dalë nga hetimet dhe vendimet e gjykatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat