Ish-drejtoresha e Agjencise Kombëtare te Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka folur në Top Channel për jetën e saj personale, pasuritë dhe sekuestrimet e vendosura ndaj saj, duke i cilësuar akuzat dhe situatën si një “kriminalizim të jetës”.
Ajo deklaroi se të gjitha pasuritë e saj janë të deklaruara sipas ligjit dhe se nuk ka asgjë të paligjshme në pronësinë e saj.
“Jetoj në një shtëpi me qira. Deri në vitin 2024 kam jetuar në apartamentin ku kam lindur. Apartamentin ku jetoj me qira e kam zgjedhur afër punës, sepse nuk drejtoj makinë dhe nuk kam makinë”, tha Karçanaj.
Lidhur me sekuestrimet, ajo u shpreh se një pasuri e sekuestruar nuk nënkupton automatikisht që është e paligjshme dhe se procesi duhet të trajtohet sipas ligjit.
“Një pasuri e sekuestruar nuk është e paligjshme. Por nuk mund të provoj ndjesi më të keqe se kriminalizimi i jetës sime”, deklaroi ajo.
Karçanaj foli gjithashtu për jetën e saj profesionale dhe emigrimin në Kanada, duke theksuar se pasuritë janë ndërtuar me vite pune dhe sakrifice.
“Ato janë orenditë dhe muret e ndërtuara me dinjitet. Kam 30 vjet që punoj”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se çdo pasuri e saj është e deklaruar pranë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe se ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin.



