back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPas aksidentit tragjik në Durrës/ Emërohet shefi i ri i Rrugores

Pas aksidentit tragjik në Durrës/ Emërohet shefi i ri i Rrugores

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, që u pasua me shkarkime dhe lëvizje të shumta në strukturat e Policisë së Shtetit, është emëruar shefi i ri i Policisë Rrugore në qytetin bregdetar.

Në krye të Rrugores së Durrësit është vendosur Blerim Laçi, i cili më herët ka mbajtur të njëjtin post në Shkodër dhe ka një karrierë të gjatë në strukturat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtave lëvizje, në Shkodër është rikthyer në detyrë Gëzim Zela, i cili merr sërish drejtimin e Policisë Rrugore në këtë qytet pas një periudhe transferimi në Tiranë.

Këto ndryshime vijnë pas masave të marra në zinxhir në Policinë e Shtetit, pas ngjarjes së rëndë në Durrës, e cila solli rishikim të drejtimit të strukturave të qarkullimit rrugor në disa qytete kryesore.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se riorganizimi synon forcimin e kontrollit dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e trafikut, veçanërisht në Durrës, si një nga zonat me fluksin më të lartë të qarkullimit në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat