back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetLobimi i LSI në SHBA/ Ilir Meta i shkruan Klodian Brahos

Lobimi i LSI në SHBA/ Ilir Meta i shkruan Klodian Brahos

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër kreut të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ku kërkon publikimin e kontratës së lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2016.

Meta i kërkon SPAK-ut të mos bëjë asnjë kërkesë të re ndaj autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të dokumenteve që lidhen me kontratën mes LSI-së dhe kompanisë GSIS, duke argumentuar se kjo do të ndikonte në mbrojtjen e tij ligjore në procesin gjyqësor.

Në letrën e tij, Meta citon gjithashtu një përgjigje të Departamentit Amerikan të Drejtësisë drejtuar autoriteteve shqiptare, ku sipas tij parashikohet mundësia e zgjatjes së periudhës së konfidencialitetit të dokumenteve me kërkesë të palës shqiptare.

Ai shprehet se çdo kërkesë e re për shtyrje të publikimit të materialeve do të dëmtonte transparencën e procesit dhe do të ndikonte negativisht në të drejtën e tij për mbrojtje efektive në gjykim.

Meta i referohet gjithashtu hetimeve të SPAK, duke pretenduar se në informacionet e dërguara autoriteteve amerikane janë përfshirë të dhëna të pasakta lidhur me përdorimin e kartave bankare amerikane, për të cilat ai thotë se janë përdorur nga persona të tjerë.

Në letrën e gjatë, ai ngre akuza edhe për ndikim politik në proces, duke theksuar se çështja ka kaluar tashmë në gjykim në themel dhe duhet të garantohet, sipas tij, një proces i rregullt ligjor.

SPAK nuk ka dhënë ende një reagim publik lidhur me kërkesat e paraqitura në këtë letër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat