back to top
23.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPezullimi i zgjedhjeve për kreun e PD-së/ Gjykata kthen pas kërkesën e...

Pezullimi i zgjedhjeve për kreun e PD-së/ Gjykata kthen pas kërkesën e Kokalarit

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka kthyer për plotësim kërkesën e depozituar nga Evi Kokalari, e cila synonte pezullimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është paraqitur më 11 maj 2026 në Dhomën Civile të gjykatës, me objekt marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e veprimeve të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), si dhe të çdo veprimi tjetër organizativ dhe elektoral që lidhet me procesin për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.

Pas shqyrtimit brenda afateve ligjore, gjykata ka vendosur kthimin e kërkesës me të meta, për shkak të mosplotësimit të kritereve formale dhe proceduriale të parashikuara nga nenet 154-156 të Kodit të Procedurës Civile.

Në vendimin e saj, gjykata sqaron se kthimi i kërkesës nuk përbën një vendim përfundimtar për çështjen dhe nuk hyn në shqyrtimin e themelit të padisë.

Sipas gjykatës, pala kërkuese ka të drejtë që, pasi të plotësojë mangësitë e konstatuara, t’i drejtohet sërish gjykatës me kërkesën e saj.

Po ashtu, Evi Kokalari ka të drejtën e ankimit të veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat