Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Deputeti i PS dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka qëndruar për rreth dy orë.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, SPAK e ka marrë në pyetje deputetin socialist në kuadër të një hetimi që lidhet me periudhën kur ai drejtonte Bashkinë e Tepelenës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Peçi është pyetur këtë herë për një kontratë qiraje të lidhur nga këshilli bashkiak për një sipërfaqe kullote.
Procedura në fjalë lidhet me dhënien me qira për 99 vite të një sipërfaqeje prej më shumë se një hektari, e cila rezultonte tokë kullotë, por ishte mbjellë me pemë arrore.
Më herët, deputeti socialist ishte marrë në pyetje edhe në cilësinë e deklaruesit për mënyrën e privatizimit të ish-Pallatit të Pionierëve në Tepelenë, pas një kallëzimi të bërë nga një prej pronarëve të objektit.
Sipas burimeve, gjatë dëshmisë së tij, Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që datojnë që prej vitit 1986.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



