Nga Evi Kokalari
Si një nga figurat kyçe që i dha kuptim Foltoreve të 2021 dhe mundësoi kthimin e Berishës si kryetar të PD-së, deklaroj sot pa frikë që Sali Berisha, mbas 23 Majit, është kryetar i Partisë Demokratike po aq sa Pilinci është Kryeministër i Shqipërisë.
Mbështetja ime për Berishën në shtator të 2021 erdhi me një kusht shumë të fortë dhe të panegociueshëm: kthimin e PD-së në parti konservatore.
Baza e konservatorizmit është mbrojtja absolute e të drejtave të individit, ku e drejta e votës së lirë ka prioritet.
Sali Berisha atë premtim nuk e mbajti dhe të gjitha garat, që nga këshilli, kryesia, FRPD, primaret për bashkitë etj., janë vjedhur dhe manipuluar totalisht, dhe për këtë ju kam dhënë prova tashmë.
Si e tillë, Sali Berisha mund të jetë kryetar i fraksionit berishist të PD-së, por kryetar i PD-së nuk është.
Kryesia aktuale është e pavlefshme sepse nuk është votuar, por është ndërtuar mbi lista të gatshme, ku të gjithë janë zgjedhur nga Berisha, Shkëlzeni dhe 2-3 vetat kryesore që kanë bërë të gjitha vjedhjet në PD.
Sot, Berisha thjesht mban vulën dhe selinë peng, dhe ato do t’i merren, do apo nuk do ai….
Deri atëherë, le të luajë edhe ai teatrin e kukullave ku hiqet si kryetar partie. E kam thënë, dhe ky dhe ai kryeministri-hije i NJ kanë nevojë për psikolog.
Ndërkohë, më poshtë shikoni mesazhin tim drejtuar sekserit të Shkëlzenit, të cilit në maj të 2022 i them që kishim një pakt me Berishën dhe ndihma ime ishte dhënë me kusht për një konvertim të PD-së në parti konservatore…
Kam qenë konsistente në ato që kam thënë në 2021 dhe në luftën që kam bërë nga 2022 e deri më sot për të luftuar këtë pengmarrje që, fatkeqësisht, ua mundësova këtyre vetë…
I prita në zgjedhjet e 2023… dhe në 2025. Koha e tyre mori fund, tani le të përpëliten derisa t’ia marrim atë parti me gjykatë, SPAK & me ndihmën e ndërkombëtarëve.