KreuOpinion dhe AnalizëAkuza për spiunazh dhe heshtja që ngre pikëpyetje/ Pse kërkojmë prova për...

Akuza për spiunazh dhe heshtja që ngre pikëpyetje/ Pse kërkojmë prova për disa, por jo për të tjerët?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Nga Luan Banushi

Kjo gazetarja “e shquar”, të cilën e akuzuan për lidhje me serbët, a e kallëzoi atë ish-shefen e shërbimit sekret apo Akuzën duhet ta provojë ai që akuzon!!?

Se jemi të lezetshëm ne. Për gjëra të tilla të tmerrshme marrim anën e të akuzuarit, pra kërkojmë prova, ndërsa për të tjera mjaftohemi me bindjet dhe simpatitë tona.

Dhe pastaj ankohemi pse gëlojnë spiunët ndër ne.

Në vendet fqinjë, mos shkoni më tutje, të akuzuarit do t’i duhej të kërkonte pastrimin e emrit, pra ta padiste në prokurori akuzuesin.

Në rastin konkret nuk ka nevojë dhe për dëshmitarë, akuza ishte publike.

Në rast se e akuzuara nuk e bën këtë, por “pret” që ta provojë akuzuesi, atëherë…

Jo, këtu jo, kur nuk e pastron emrin je dhe më i pëlqyer.

Natyrisht, një akuzë publike për spiunazh nuk duhet të pranohet si e vërtetë pa prova, por ama as nuk duhet të zhduket nga debati vetëm se i akuzuari gëzon simpati publike apo mbështetje nga diku!..

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat