back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Nesër më shumë”/ Tubime të reja në horizont

“Nesër më shumë”/ Tubime të reja në horizont

Organizatorët e protestave kundër projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, si edhe Koalicioni Pro Familjes që kundërshton terapinë hormonale tek fëmijët, kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar një protestë të re që do të zhvillohet të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, reagimi qytetar nuk do të ndalet, ndërsa ata u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave në mbrojtje të familjes dhe kundër projektit që parashikohet të zhvillohet në Zvërnec. Sipas tyre, ndërhyrjet e planifikuara rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore dhe të mbrojtura të vendit.

Gjatë protestës së zhvilluar sot, qytetarët u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Anulo projektin”, ndërsa nuk munguan as sloganet politike drejtuar qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

Organizatorët deklaruan se mobilizimi do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me synimin për të rritur pjesëmarrjen dhe për të mbajtur në vëmendje kërkesat e tyre ndaj institucioneve shtetërore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat