Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është pyetur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit.
Në përgjigjen e tij, Costa theksoi se në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria pritet të jetë plotësisht në përputhje me legjislacionin europian, përfshirë edhe atë për mbrojtjen e mjedisit.
“Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, përfshirë edhe atë mjedisor. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë. Me rëndësi është zbatimi i legjislacionit europian në Shqipëri”, u shpreh Costa.
Ai nuk komentoi drejtpërdrejt mbi projektin konkret në Zvërnec, duke theksuar se institucionet e BE-së fokusohen në standardet dhe detyrimet ligjore që vendet kandidate duhet të përmbushin gjatë procesit të integrimit.
Deklarata vjen në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka qenë në qendër të debatit publik për ndikimin e tij të mundshëm në mjedis dhe zhvillimin e zonës bregdetare.



