Listë-pagesat e Kuvendit të Shqipërisë për muajin maj tregojnë se një numër i konsiderueshëm deputetësh dhe zyrtarësh të lartë janë penalizuar financiarisht për mungesa të pajustifikuara në punimet parlamentare, si dhe për masa disiplinore të marra ndaj tyre.
Sipas tabelës zyrtare të penaliteteve, vlera e gjobës për një ditë mungesë është përcaktuar në 10,443 lekë. Deputeti i opozitës Flamur Noka rezulton të jetë personi me penalizimin më të lartë gjatë kësaj periudhe, me pesë ditë mungesë dhe një ndalesë totale prej 52,215 lekësh nga paga, shkruan vna.al.
Deputetët me penalizimet më të larta:
- Flamur Noka – 5 ditë mungesë, 52,215 lekë gjobë
- Agron Shehaj – 4 ditë mungesë, 41,772 lekë gjobë
- Oerd Bylykbashi – 4 ditë mungesë, 41,772 lekë gjobë
- Ana Dajko – 4 ditë mungesë, 41,772 lekë gjobë
- Klevis Balliu – 4 ditë mungesë, 41,772 lekë gjobë
- Belinda Balluku – 4 ditë mungesë, 41,772 lekë gjobë
- Gazment Bardhi – 3 ditë mungesë, 35,901 lekë gjobë
- Elda Hoti – 3 ditë mungesë, 31,329 lekë gjobë
Deputetët e penalizuar për dy ditë mungesë:
Ndërkohë, disa deputetë të tjerë janë penalizuar për dy ditë mungesë, me vlera që variojnë nga 20,886 deri në 21,902 lekë:
- Fatmir Mediu – 21,902 lekë
- Fatmir Xhafaj – 21,902 lekë (referuar muajit prill)
- Tedi Blushi – 21,902 lekë
- Vangjel Dule – 20,886 lekë
- Arkend Balla – 20,886 lekë
Penalizime edhe për një ditë mungesë
Një listë e gjatë deputetësh dhe zyrtarësh janë penalizuar me nga një ditë mungesë ose për masa disiplinore, duke iu mbajtur secilit 10,443 lekë nga paga mujore.
Mes tyre janë:
Bledjon Nallbati, Sali Berisha, Adi Qose, Agron Malaj, Bledi Çomo, Ceno Klosi, Erjo Mile, Ramion Kurti, Shkurt Lasku dhe Elisa Spiropali.
Këto ndalesa financiare aplikohen automatikisht në borderotë e pagave të Kuvendit dhe bazohen në rregulloren e brendshme të institucionit, e cila parashikon penalizime për mungesa të pajustifikuara në aktivitetin parlamentar.



