KreuDrejtësiaVeliaj fiton në Kushtetuese/ Topi në derën e Sokol Sadushit

Veliaj fiton në Kushtetuese/ Topi në derën e Sokol Sadushit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë.

Sipas arsyetimit të publikuar, Gjykata Kushtetuese vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll efektiv kushtetues mbi masën e sigurisë, nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi dhe nuk ka shqyrtuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit.

Po ashtu, në vendim theksohet se nuk është dhënë një vlerësim i plotë mbi ndikimin e masës së sigurisë në ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe në të drejtën e qytetarëve për t’u përfaqësuar nga i zgjedhuri i tyre.

Ky vendim vjen pas një vendimmarrjeje të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, ku u konstatuan shkelje të standardeve kushtetuese në lidhje me shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mandat i fituar drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se çështja duhet të rishqyrtohet me prioritet nga Gjykata e Lartë, e cila duhet të marrë në konsideratë detyrimet e përcaktuara në vendim dhe të japë një vendimmarrje në përputhje me standardet kushtetuese.

Sipas gjykatës, shqyrtimi i shpejtë i çështjes nuk përbën vetëm detyrim procedural, por lidhet edhe me funksionimin e institucioneve dhe të drejtën e qytetarëve për përfaqësim në nivel vendor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat