back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetProtestat kundër Vuçiç e Vuçeviç në Serbi: I keni duart me gjak

Protestat kundër Vuçiç e Vuçeviç në Serbi: I keni duart me gjak

Qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar mbrëmë kundër vdekjes së 14 personave në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Disa incidente u regjistruan para ambienteve të SNS në Bulevardin e Çlirimit, lokalet u qëlluan me gurë dhe bojë të kuqe. Demonstruesit hodhën gurë dhe bojë në Bashkinë, dhe më pas derdhën jashtëqitje para derës së hyrjes dhe thyen derën e përparme.

Në katin përdhes të pallatit janë thyer xhamat, si dhe ka rënë zjarr në njërën nga zyrat. Qytetarët hodhën fishekzjarre, policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Protesta nisi pak pas orës 18:00 përballë vendit të aksidentit – afër stacionit hekurudhor, dhe në fillim u mbajt një minutë heshtje për të gjithë të vdekurit. Më pas turma thërriste “Arrestoni bandën”, “Banda, bandë” dhe “Dorëheqje, dorëheqje”.Qytetarët në mënyrë spontane kanë bllokuar kryqëzimin e Bulevar oslobogjenja dhe Bulevar Jasha Tomiç para stacionit të trenit.

Demonstruesit hoqën flamujt serbë që ishin vendosur në ambientet e SNS-së në Bilevar oslobodenje gjatë ditës dhe i mbuluan me bojë të kuqe posterat me imazhin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit dhe presidentit të SNS-së Millosh Vuçeviç. Mbi ta u vendosën gjurmët e kuqe të duarve.

Disa nga personat e maskuar hodhën gurë, shishe dhe kova metalike në ambientet e SNS gjatë protestës në Novi Sad.

Një nga demonstruesit, Igor Kovaçeviç, tha për N1 se tullat nuk janë hedhur në ambientet e SNS nga demonstruesit, por nga djemtë e maskuar.

“Ata hodhën shishe, u përpoqën të organizonin një incident me sigurinë e SNS,” tha ai.

Një nga personat e maskuar që u gjend para ambienteve të SNS-së, i pyetur nga N1 se përse synonin lokalin, u përgjigj: “Sepse janë kriminelë”.

Kur njerëzit tentuan të thyenin xhamat, shumica e rojeve të sigurisë dolën para zyrës së SNS-së.

Një nga protestuesit tentoi të spërkate me bojë mbishkrime në hyrje, por sigurimi e pengoi atë.

Demonstruesit thërrisnin  “turp për ju”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat