KreuAktualitetPolitikaKreu i KQZ: Shqipëria ende jo gati për administratë zgjedhore të depolitizuar

Kreu i KQZ: Shqipëria ende jo gati për administratë zgjedhore të depolitizuar

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore, duke propozuar një model hibrid, ku partitë politike të vijojnë të kenë rol në administrimin e zgjedhjeve, por jo kontroll të plotë mbi procesin.

Gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Celibashi tha se administrimi i zgjedhjeve nuk duhet të mbetet tërësisht në dorën e partive politike, por as të kalojë plotësisht te nëpunësit civilë.

Sipas tij, zgjidhja më e përshtatshme është një model i ndërmjetëm, ku partitë kryesore të jenë të përfaqësuara, ndërsa KQZ të ketë rol më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e komisionerëve.

Celibashi u ndal edhe te procesi i numërimit të votave, duke vlerësuar se sistemi aktual ka nevojë për ndryshime.

“Numërimi në qendrat e votimit mendoj se është zgjidhja e duhur. Në çdo rast, mënyra si e kemi sot nuk është e mirë”, tha ai.

Sa i përket votimit elektronik në shkallë kombëtare, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se aktualisht ai nuk është i realizueshëm, pasi kostoja e zbatimit në të gjithë vendin llogaritet të arrijë deri në 45 milionë euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat