KreuDrejtësiaÇështja Meta-Kryemadhi/ Mbrojtja kërkon të dëshmojnë Rama dhe Gjiknuri

Çështja Meta-Kryemadhi/ Mbrojtja kërkon të dëshmojnë Rama dhe Gjiknuri

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me kundërshtimet e mbrojtjes ndaj provave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si dhe me kërkesa për administrimin e provave të reja.

Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, deklaroi para trupit gjykues se akuzat ndaj klientes së tij nuk mbështeten në fakte penale dhe pretendoi se vetë SPAK ka pranuar se blerja e vilës nuk lidhet me korrupsion.

“Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël…”, u shpreh Llanaj.

Pas kësaj deklarate, gjyqtari Erion Bani i tërhoqi vëmendjen avokatit që të shmangte terminologjinë që mund të cenonte solemnitetin e seancës. Llanaj sqaroi se përdorimi i termit “vegël” nuk kishte karakter fyes, por ishte përdorur në kuptimin e “instrumentit”.

Gjatë seancës, mbrojtja kërkoi gjithashtu kryerjen e një ekspertize të re financiare për të ardhurat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ndër vite.

Sipas avokatit, akt-ekspertimi financiar i administruar gjatë hetimeve është i njëanshëm dhe nuk mund të konsiderohet provë e vlefshme.

“Ky akt, për ne, është totalisht i njëanshëm dhe duhet të konsiderohet i papërdorshëm dhe i pavlefshëm. Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Mendoj se ky është momenti për të caktuar një ekspert të pavarur ose një grup ekspertësh, pasi bëhet fjalë për një provë thelbësore”, argumentoi Llanaj.

Në vijim të kërkesave, mbrojtja kërkoi edhe marrjen në pyetje të disa personave, të cilët sipas saj mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të çështjes.

Mes emrave të propozuar për t’u thirrur si dëshmitarë janë Esmeralda Shkjau, Vali Bizhga, kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si edhe deputetë që kanë propozuar ndryshimet në ligjin nr. 134/2014.

Mbrojtja argumenton se dëshmitë e tyre mund të kenë rëndësi për shqyrtimin e akuzave të ngritura ndaj Monika Kryemadhit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat