back to top
20.6 C
Tirana
E shtunë, 11 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaVideo-“Po lozni letra?”/ Të rinjtë kapin mat deputetët e PS-së në Strasburg

Video-“Po lozni letra?”/ Të rinjtë kapin mat deputetët e PS-së në Strasburg

Një incident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Strasburg, ku dy të rinj janë afruar në një lokal ku ndodheshin disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe u kanë kërkuar llogari lidhur me protestat që po zhvilloheshin në Shqipëri.

Mes deputetëve të pranishëm ishte edhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili ndodhej në qytetin francez në kuadër të një mbledhjeje të përbashkët me Parlamentin Europian.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, dy të rinjtë iu drejtuan deputetëve me tone kritike.

“Po lozni letra, po kënaqeni? Keni dëgjuar që po bëhet protestë në Shqipëri? Si nuk iu vjen turp?”, dëgjohen të thonë ata gjatë filmimit të skenës.

Nga ana e tyre, deputetët socialistë nuk reaguan ndaj komenteve dhe vijuan bisedat mes tyre.

Pas publikimit të videos, Taulant Balla reagoi përmes një postimi në Facebook, ku i cilësoi të rinjtë si “sorra të Berishës”.

“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do postojnë një video si na pritën ne me protesta. ‘Pse po pini birra?’ ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike”, shkroi Balla në rrjetin social.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur në Tiranë po zhvilloheshin protesta të opozitës, ndërsa delegacioni shqiptar ndodhej në Strasburg për aktivitetet zyrtare me institucionet evropiane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat