Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrëzuar këtë të premte kërkesat për caktimin në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për dhjetë kandidatë, mes të cilëve edhe anëtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar, si dhe deputetin e Partisë Socialiste, Olsi Komici.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes plenare të zhvilluar më 10 korrik, ku KLGJ shqyrtoi procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Apel.
Këshilli vendosi të rrëzojë kërkesat e Suela Zhegut, Firdes Shulit, Alma Faskajt, Brunilda Bekteshit, Pamela Qirkos, Olsi Komicit, Valbona Sanxhaktarit, Xhensila Pines, Etleda Çiftjas dhe Roland Ilisë.
Keta kandidatë kanë ushtruar funksione në institucionet e procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting), përfshirë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), ndërsa Olsi Komici ushtron aktualisht mandatin e deputetit të Partisë Socialiste.



