Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të fundit për këtë fazë të punës, pa arritur një dakordësi mes palëve për rendin e ditës.
Pas përfundimit të diskutimeve në komision, Partia Socialiste pritet të paraqesë propozimin e saj për hartën e re territoriale, e cila do të përcaktojë numrin e bashkive ku do të organizohet administrativisht vendi.
Sipas parashikimeve, miratimi i hartës së re territoriale do të bëhet më 23 korrik në Kuvend. Ndërkohë, ndryshimet ligjore që lidhen me reformën do të shqyrtohen gjatë sesionit të ri parlamentar.
Bëhet fjalë për amendimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ligjin për financat vendore, të cilat do të duhet të përshtaten me ndarjen e re administrative të vendit.
Propozimi i Partisë Socialiste parashikon që Shqipëria të ketë mes 40 dhe 50 bashki, duke sjellë një riorganizim të hartës aktuale territoriale. Numri përfundimtar i njësive vendore do të përcaktohet pas miratimit të projektit në Kuvend.



