KreuAktualitetPolitikaVideo-"Nuk na fshini nga harta"/ Banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë

Video-“Nuk na fshini nga harta”/ Banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë

Banorët e Selenicës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit për shkrirjen e bashkisë në kuadër të Reformës së re Territoriale dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Vlorës.

Sipas tyre, një vendim i tillë do të krijojë vështirësi të shumta për qytetarët, të cilët do të detyrohen të udhëtojnë drejt Vlorës edhe për shërbimet më të thjeshta administrative. Ata theksojnë se jo të gjithë banorët kanë mundësi ekonomike apo mjete transporti për të përballuar këto lëvizje.

Banorët argumentojnë se Selenica është një bashki me 47 fshatra dhe mijëra banorë, ndaj nuk duhet të hiqet nga harta administrative. Sipas tyre, shkrirja e bashkisë do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonës dhe mund të përshpejtojë braktisjen e saj.

Gjatë reagimeve publike, ata e cilësuan Selenicën si një qytet me vlera historike dhe kërkuan që institucionet të marrin në konsideratë qëndrimin e komunitetit lokal përpara se të marrin një vendim përfundimtar.

Një prej banorëve dorëzoi publikisht kartën e anëtarësisë në Partinë Socialiste, duke deklaruar se do ta kundërshtojë vendimin për shkrirjen e bashkisë dhe duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat