KreuAktualitetSocialeNë kulmin e zjarreve/ Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben...

Në kulmin e zjarreve/ Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa sot është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Deri tani nuk bëhet e ditur arsyeja që ka çuar Arben Carën drejt dorëheqjes. Largimi i tij vjen në një moment të vështirë për shërbimet e emergjencave, ndërsa vendi po përballet me disa vatra zjarri në qarqe të ndryshme.

Sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes për 24 orët e fundit, në të gjithë territorin janë raportuar 25 vatra zjarri. Pjesa më e madhe e tyre është neutralizuar, ndërsa aktualisht pesë vatra vijojnë të jenë aktive dhe një tjetër zonë mbahet nën monitorim.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe në zona me bimësi, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave vijojnë punën për izolimin e vatrave aktive.

Megjithatë, deri tani nuk raportohet për humbje jete si pasojë e situatës së zjarreve.

Dorëheqja e kreut të Shërbimit Zjarrfikës vjen pikërisht në këtë periudhë, ndërsa ende nuk ka një shpjegim zyrtar mbi arsyet e vendimit të Carës dhe as nëse largimi i tij lidhet drejtpërdrejt me situatën e zjarreve në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat