KreuAktualitetPolitikaHetime në SHBA për projektin në Zvërnec?

Hetime në SHBA për projektin në Zvërnec?

Aktivisti Gary Kokalari ka ngritur një skenar të mundshëm në SHBA, në rast se demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të nëntorit.

Në një deklaratë për Albania Newscast, Kokalari tha se demokratët mund të përdorin kompetencat hetimore të Dhomës së Përfaqësuesve për të shqyrtuar çështje që lidhen me presidentin amerikan Donald Trump dhe familjen e tij.

Sipas tij, në këtë kuadër mund të kërkohet edhe dëshmia e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, përfshirë çështje që lidhen me një projekt në Shqipëri dhe marrëveshjet me kriptomonedhat.

“Dhoma e Përfaqësuesve ka pushtet thirrjeje nën betim (subpoena). Ajo ka një komision hetimor”, deklaroi Kokalari.

Ai tha se, nëse demokratët marrin kontrollin e Dhomës, mund të nisin thirrjet ndaj personave të lidhur me çështjet që duan të hetojnë.

“Po ju bëj një bast tani: nëse ata fitojnë, do të fillojnë të thërrasin njerëz. Mund të thërrasin madje Jared-in dhe Ivanka-n dhe t’i pyesin për projektin në Shqipëri”, tha ai.

Kokalari shtoi se hetimet mund të përfshijnë edhe marrëveshjet e kriptomonedhave, duke argumentuar se demokratët do të kërkonin të shqyrtonin nëse Donald Trump ka përdorur postin e presidentit për t’i shërbyer interesave të familjes së tij.

“Do t’i thërrasin dhe do t’i pyesin për marrëveshjet e kriptomonedhave”, u shpreh ai.

Aktivisti e lidhi këtë skenar me zgjedhjet e nëntorit në SHBA. Sipas tij, republikanët mund të ruajnë kontrollin e Senatit, ndërsa ekziston mundësia që të humbasin Dhomën e Përfaqësuesve.

Megjithatë, Kokalari theksoi se rezultati i zgjedhjeve mbetet për t’u parë.

Nëse ky skenar materializohet, sipas tij, hetimet e mundshme të Kongresit mund të krijojnë probleme të reja për çështjet që lidhen me Trump dhe familjen e tij, përfshirë projektet dhe interesat e tyre në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat