KreuAktualitetPolitikaBraçe sfidon Ramën/ Vetëshpallet kandidat për Tiranën

Braçe sfidon Ramën/ Vetëshpallet kandidat për Tiranën

Deputeti socialist Erion Braçe ka rikthyer në vëmendje ambicien e tij për të garuar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Kombinati, Braçe foli për emrat që, sipas tij, po qarkullojnë brenda Partisë Socialiste dhe për persona të cilëve u është dhënë mbështetje për të nisur punën me synimin për të qenë kandidat për kryeqytetin.

“Një prej tyre jam dhe unë dhe nuk kam pritur të më thotë dikush: fillo puno”, shprehet Braçe, duke theksuar se prej kohësh ka nisur punën në terren.

Deputeti socialist tha se po zhvillon takime me qytetarët dhe po ndjek nga afër problematikat e Tiranës, duke u fokusuar te nevojat e lagjeve dhe shërbimet publike.

“Po mundohem të kuptoj qytetin dhe të them çfarë unë mendoj për qytetin dhe çfarë duhet bërë që ky qytet të rikthehet i jetueshëm në maksimumin e tij. Ashtu si njerëzit e duan, të pastër, të gjelbër, me shërbime”, tha ai.

Braçe nuk e fshehu ambicien për të qenë pjesë e garës, duke deklaruar se nuk pret një sinjal zyrtar nga strukturat e partisë për të nisur punën.

“Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është”, u shpreh deputeti.

Braçe kërkon garë brenda PS-së

Një tjetër pikë e fortë e deklaratës së Braçes ishte mënyra se si duhet të përcaktohet kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës.

Ai kërkoi një proces më gjithëpërfshirës, ku socialistët të kenë mundësi të shprehen dhe të marrin pjesë në përzgjedhjen e kandidatit, duke kundërshtuar idenë e një emri të vendosur paraprakisht.

“Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!”, shkroi Braçe.

Sipas tij, fakti që brenda PS-së po qarkullojnë disa emra dhe se disa prej tyre kanë nisur punën në terren është diçka pozitive.

“Mua më pëlqen të ketë garë, punë konkrete në territor, diskutime për zgjidhje”, shprehet deputeti.

Braçe e sheh përfshirjen e socialistëve dhe qytetarëve në vendimmarrje si një element të rëndësishëm për procesin e zgjedhjes së kandidatit.

“S’vlen njoftimi, është i vjetër. Kriza që po jetojmë ka në thelb mënyrën se si vendosim”, shkruan ai, duke shtuar se qytetarët e Tiranës duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe jo thjesht të përballen me një kandidat të përcaktuar më herët.

Në fund, Braçe e lidh ambicien e tij me një objektiv të qartë: një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe me shërbime më të mira për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat