back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO jep vendimin/ Lefter Koka dënohet 6...

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO jep vendimin/ Lefter Koka dënohet 6 vite e 8 muaj burg, Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj burgim

Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur të dënojë me 10 vite burg ish-ministrin Koka, që ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg, shkruan BW.

Ndërsa, për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako është vendosur dënimi me 2 vite e 8 muaj burgim. Bllako po ashtu nuk do të lejohet të mbajë poste publike për pesë vjet.

Apeli i Posaçëm po ashtu ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministri të Mjedisit, Lefter Koka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat