KreuAktualitetKosovaDënimet e ish-krerëve të UÇK-së/ BE-ja apel për përmbajtje në Kosovë dhe...

Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së/ BE-ja apel për përmbajtje në Kosovë dhe rajon

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha për Radion Evropa e Lirë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të vijojnë punën e tyre pa ndërhyrje.

“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj – gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.

BE-ja tha se e merr në konsideratë aktgjykimin e shkallës së parë dhe theksoi se Dhomat e Specializuara po e ushtrojnë mandatin e tyre përmes procedurave që i cilësoi të drejta, të paanshme dhe të pavarura, mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së rikujtoi se të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin pranë një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat