KreuAktualitetPolitikaEric Wendt nis misionin diplomatik në Shqipëri/ Takim kokë më kokë me...

Eric Wendt nis misionin diplomatik në Shqipëri/ Takim kokë më kokë me Begajn

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur zyrtarisht detyrën e tij në Tiranë, pasi i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia u zhvillua në Presidencë, ku kreu i Shtetit priti ambasadorin amerikan dhe i uroi sukses gjatë mandatit të tij në Shqipëri.

Gjatë takimit, Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në. Presidenti theksoi se vendi do të vijojë të punojë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme dhe përgjegjësitë që burojnë nga kjo marrëdhënie.

“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, u shpreh Begaj.

Pas ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve, Presidenti zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me ambasadorin Wendt, ku vijuan diskutimet mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat