KreuDrejtësiaSkandali i Onkologjikut/ SPAK çon në gjykatë mjekun Edmond Gashi dhe dy...

Skandali i Onkologjikut/ SPAK çon në gjykatë mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar në gjykatë për seancë paraprake tre persona, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Prokurori Elvin Gokaj ka kërkuar dërgimin për gjykim të mjekut Edmond Gashi, koordinatorit Emiljano Lela dhe Mustafa Xhepmetajt, i dyshuar si personi që ka korruptuar mjekët.

Sipas hetimeve të SPAK, mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegë të tij, orientonte pacientë të diagnostikuar me kancer drejt një klinike private. Kjo klinikë rezulton të jetë në pronësi të babait të tij, Halil Gashi.

Dyshimet e ngritura nga hetimi lidhen me mënyrën se si pacientët orientoheshin drejt shërbimit privat, ndërsa rasti i Onkologjikut u bë publik pas zbulimit të skemës që përfshinte mjekë dhe persona të tjerë të lidhur me shërbimet ndaj pacientëve me sëmundje tumorale.

Më herët, një pjesë e personave të përfshirë në dosje u dërguan për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa SPAK vijoi hetimet për pjesën që mbeti në kompetencën e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat