KreuAktualitetEkonomiaÇmimet e karburanteve/ Sa do të kushtojnë nafta dhe benzina?

Çmimet e karburanteve/ Sa do të kushtojnë nafta dhe benzina?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit ka vendosur këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të Bordit, nafta do të shitet me pakicë me jo më shumë se 210 lekë/litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë është përcaktuar në 198 lekë/litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 190 lekë/litër, ndërsa me shumicë në 178 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 7 tetor, në orën 11:30 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish çmimet e shitjes së karburanteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat