KreuAktualitetRajoniMali i Zi përpara Shqipërisë në rrugën drejt BE-së/ Kos paralajmëron anëtarësimin

Mali i Zi përpara Shqipërisë në rrugën drejt BE-së/ Kos paralajmëron anëtarësimin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Mali i Zi mund të nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Europian gjatë verës së vitit 2027. Paralajmërimi është bërë nga komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila tha se negociatat teknike me Podgoricën mund të përfundojnë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas Kos, Komisioni Europian ka nisur tashmë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit, i cili pritet të nënshkruhet vitin e ardhshëm nëse Mali i Zi përmbush kushtet e nevojshme.

Pas nënshkrimit të traktatit, nis procesi i ratifikimit në vendet anëtare të BE-së. Ky proces, sipas komisioneres europiane, mund të zgjasë nga një deri në dy vjet, në varësi të zhvillimeve në secilin prej vendeve anëtare.

Në këtë skenar, Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Europian në vitin 2028.

“Pas kësaj, vijon procesi i ratifikimit, i cili mund të zgjasë nga një deri në dy vjet, në varësi të asaj çfarë ndodh në vendet anëtare. Kjo do të thotë se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028”, është shprehur Kos.

Mali i Zi ka mbyllur 18 kapituj

Podgorica konsiderohet aktualisht vendi kandidat më i avancuar në procesin e integrimit europian. Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim.

Autoritetet malazeze synojnë që negociatat t’i përfundojnë deri në fund të vitit 2026.

Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi pritet gjithashtu të jetë testi i parë për qasjen e re të Komisionit Europian ndaj vendeve kandidate.

Më 6 tetor, Komisioni Europian miratoi propozimin për një qasje të re ndaj vendeve që synojnë anëtarësimin në BE. Sipas Komisionit, kjo qasje do të zbatohet fillimisht për marrëveshjen e anëtarësimit me Malin e Zi dhe më pas për traktatet e ardhshme të vendeve të tjera kandidate.

Zgjerimi i Bashkimit Europian pritet të jetë një nga temat kryesore të samitit të liderëve europianë që do të zhvillohet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel.

Ndërkohë, në fund të tetorit Komisioni Europian pritet të prezantojë udhërrëfyesit kuadër për katër vendet që konsiderohen më të avancuara në procesin e anëtarësimit, Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Për këto vende, një nga kushtet kryesore do të jetë ruajtja e ritmit të reformave dhe përmbushja e kritereve të nevojshme për avancimin në procesin e integrimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat