KreuDrejtësiaIsh-deputeti socialist në SPAK/ Artan Gaçi nën hetim për pastrim parash

Ish-deputeti socialist në SPAK/ Artan Gaçi nën hetim për pastrim parash

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të një hetimi që po zhvillohet ndaj tij.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Gaçi nuk pranoi të komentojë për gazetarët lidhur me arsyen e paraqitjes së tij në prokurori.

Avokati i tij, Gurali Brahimllari, deklaroi se Gaçi është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

“Në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, kërkuam të njihemi me aktet”, tha Brahimllari.

Sipas të dhënave paraprake, hetimi lidhet me dyshimet për pastrim parash përmes kompanive jashtë Shqipërisë.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi veprimet konkrete që po verifikohen nga SPAK apo mbi transaksionet dhe kompanitë që janë objekt i hetimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat