KreuAktualitetPolitika“Nuk më shantazhon dot askush”/ Spiropali mesazh Ramës me deputetin e PD-së

“Nuk më shantazhon dot askush”/ Spiropali mesazh Ramës me deputetin e PD-së

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një përplasje e fortë është shënuar në Kuvend mes Elisa Spiropalit dhe Gazment Bardhit, teksa debati është përqendruar te pretendimet për presione dhe shantazhe ndaj deputetëve socialistë lidhur me votimin e reformës territoriale.

Në replikën e saj ndaj Bardhit, Spiropali deklaroi se nuk mund të shantazhohet dhe i kërkoi kreut të grupit parlamentar demokrat të ishte i sigurt për këtë.

“Të jesh i sigurt që nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhojë mua”, u shpreh Spiropali.

Ajo vijoi duke iu referuar edhe situatës së Partisë Demokratike në Fier gjatë fushatës së kaluar elektorale, duke pretenduar se Bardhi dhe drejtues të tjerë të PD-së ishin shantazhuar.

“Nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty të gjithë deputetët dhe ç’a kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier”, deklaroi ajo.

Spiropali shtoi se, sipas saj, personat për të cilët foli Bardhi “do të shkojnë aty ku e kanë vendin”, pa dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë deklaratë.

Në vijim, ajo kritikoi opozitën për përsëritjen e të njëjtave akuza në Kuvend dhe tha se qëndron pas deklaratave të saj të mëparshme.

“Unë i qëndroj një për një gjërave që kam thënë. I qëndroj dhe e kam prezantuar në Asamblenë e Partisë Socialiste”, tha Spiropali.

Në fund të replikës, ajo sulmoi edhe mënyrën e funksionimit të opozitës, duke deklaruar se Partia Demokratike, sipas saj, nuk ka një strukturë të mirëfilltë politike, por drejtohet nga një person i vetëm.

“Ju nuk guxoni të thoni asnjë fjalë, sepse ju nuk keni parti, por vetëm një njeri në krye”, përfundoi Spiropali.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat