KreuDrejtësiaVila e dytë e Ballukut mbetet e sekuestruar/ Apeli rrëzon ankimin e...

Vila e dytë e Ballukut mbetet e sekuestruar/ Apeli rrëzon ankimin e Igli Tares

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, çështja u shqyrtua në Gjykatën e Posaçme të Apelit pas ankimit të Tares ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i vilës mbetet në fuqi, ndërsa pasuria vijon të jetë nën masën e vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve të SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat