KreuAktualitetPolitikaShqipëria mbyll Kapitullin 20/ Marta Kos: BE para 2030, por duhen rezultate...

Shqipëria mbyll Kapitullin 20/ Marta Kos: BE para 2030, por duhen rezultate në drejtësi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin irlandez për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, Kos vlerësoi punën e institucioneve shqiptare për përparimin e negociatave.

“Shqipëria është një nga kryesueset e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot, falë punës së madhe dhe mbështetjes së vendeve anëtare”, u shpreh komisionerja.

Kapitulli 20 përfshin politikat industriale, zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrueshmërinë e bizneseve. Sipas Kos, reformat në këtë fushë mund të sjellin përfitime konkrete për ekonominë shqiptare, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat ajo i cilësoi si shtyllën kurrizore të ekonomisë.

Komisionerja vlerësoi gjithashtu përafrimin e politikave industriale të Shqipërisë me ato të Bashkimit Europian, veçanërisht në fushën e teknologjive të reja, teknologjisë së pastër dhe materialeve kritike.

Kos: Opozita dhe shoqëria civile duhet të përfshihen në proces

Pavarësisht vlerësimit për progresin e Shqipërisë, Kos theksoi se objektivi për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në vitin 2027 kërkon vazhdimin e reformave dhe rezultate të mëtejshme, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt deri në vitin 2027. Ne e mbështesim këtë ambicie, por, për ta arritur atë, Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate, sidomos në fushën e Themeloreve”, deklaroi ajo.

Kos nënvizoi se përgjegjësia për integrimin europian nuk i takon vetëm qeverisë, por edhe opozitës, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

“Anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar”, theksoi komisionerja, duke shtuar se edhe Bashkimi Europian po përgatitet për një zgjerim të mëtejshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat