KreuAktualitetPolitikaThirrje për të djegur të gjallë policin/ Zbardhen mesazhet në grupet e...

Thirrje për të djegur të gjallë policin/ Zbardhen mesazhet në grupet e protestuesve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Momente të rrezikshme janë regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është goditur me bombë molotov dhe ka marrë flakë.

Efektivi është përfshirë nga flakët pasi protestues të dhunshëm kanë hedhur molotov në drejtim të grupit të policisë. Kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shuajnë flakët dhe të shmangin pasoja më të rënda.

Sulmi ka rikthyer në vëmendje përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës, ku, përveç përplasjeve me policinë, janë raportuar edhe thirrje për akte të rënda kriminale.

Sipas informacioneve të bëra publike, në grupet e komunikimit të organizatorëve, rreth dy orë pas incidentit, janë shpërndarë mesazhe që nxisin djegien e efektivëve të policisë. Në të njëjtat grupe, pretendohet se janë dhënë direktiva për akte dhune, djegie, shkatërrim dhe plaçkitje ndaj institucioneve shtetërore, bizneseve private dhe policisë.

Pamjet e efektivit të përfshirë nga flakët janë publikuar edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e cilësoi ngjarjen si një “tentativë për vrasje”.

“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë”, shkruan Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat