KreuDrejtësiaSi u siguruan autobotet dhe dronët në protesta?/ Hitaj publikon fotot e...

Si u siguruan autobotet dhe dronët në protesta?/ Hitaj publikon fotot e efektivëve të plagosur

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka raportuar këtë të hënë në Komisionin për Çështjet e Brendshme, ku ka folur për protestat e studentëve dhe përballjen e efektivëve me protestuesit.

Gjatë fjalës së tij, Hitaj ka paraqitur edhe fotografi të punonjësve të policisë të dëmtuar gjatë protestave, duke treguar se disa prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda, përfshirë fraktura në këmbë dhe dëmtime në kafkë.

Një pjesë e diskutimit u përqendrua te përdorimi i mjeteve speciale nga Policia e Shtetit dhe akuzat për shpenzimet e tyre. Hitaj mohoi që për këto pajisje të jetë përdorur fond nga buxheti i shtetit, duke deklaruar se policia nuk ka shpenzuar asnjë lek për to.

“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar”, deklaroi Hitaj.

Duke folur për efektivët e lënduar, kreu i Policisë së Shtetit tha se ata ishin përballur me sulme gjatë kohës që po kryenin detyrën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Ditën e parë të protestës, policia ka qenë në ruajtje të objekteve shtetërore dhe është kujdesur për mbarëvajtjen e tubimit. Efektivët janë përballur me një sulm të paparë më parë, me një breshëri gurësh. Është ndërmarrë edhe një sulm ndaj institucioneve. Ka punonjës me këmbë të thyer dhe me dëmtime në kafkë, si në Shkodër”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat