KreuAktualitetPolitikaVideo-Meksi nxjerr zbuluar degradimin e debateve televizive/ "Ku përfunduan ekspertët dhe profesorët?"

Video-Meksi nxjerr zbuluar degradimin e debateve televizive/ “Ku përfunduan ekspertët dhe profesorët?”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një kritikë ndaj mënyrës se si po zhvillohet sot debati televiziv ka ardhur nga ish-ministrja e Ekonomisë, Ermelinda Meksi, e cila ka vënë përballë standardet e emisioneve televizive të 15 viteve më parë me ato të ditëve të sotme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meksi rikujton kohën kur në studiot televizive ftoheshin profesorë universitetesh dhe specialistë të ekonomisë për të analizuar zhvillimet ekonomike, ndërsa sot, sipas saj, përzgjedhja e të ftuarve dhe cilësia e debatit ngrenë pikëpyetje.

Duke publikuar një emision të realizuar rreth 15 vite më parë, Meksi ndalet te ndryshimi i standardeve në ekran, duke vënë në diskutim kriteret mbi të cilat ndërtohen sot panelet televizive.

“Kujtoj se kishte një kujdes tjetër për përzgjedhjen e të ftuarve, një vlerësim për ekspertizën profesionale dhe një kulturë debati ku argumenti dhe dija kishin vendin e tyre”, shkruan ajo.

Meksi nuk e paraqet këtë krahasim si nostalgji për të kaluarën, por si një kritikë ndaj degradimit të standardit të debatit publik. Sipas saj, ekonomia nuk mund të trajtohet si një temë ku secili jep një opinion të çastit, por kërkon njohuri, kompetencë dhe analizë profesionale.

Reagimi i ish-ministres prek një problem që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në ekranet shqiptare, si dominimin e debateve politike nga përplasjet personale, replikat dhe deklaratat e bujshme, ndërsa ekspertiza profesionale shpesh mbetet në plan të dytë.

Në një kohë kur emisionet televizive konkurrojnë për audiencë dhe klikime në rrjetet sociale, kritika e Meksit rikthen në vëmendje një debat më të gjerë mbi rolin e medias. Nëse studiot duhet të shërbejnë si hapësira për analizë dhe informim, apo të kthehen në skena përplasjeje ku vëmendja publike është më e rëndësishme se përmbajtja.

“Ekonomia nuk është çështje opinionesh të çastit”, është mesazhi që Meksi përcjell përmes këtij reagimi, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si televizioni shqiptar po trajton sot çështjet që kërkojnë ekspertizë dhe argument.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat