KreuAktualitetPolitikaShqipëria përparon drejt BE-së/ Parlamenti Europian evidenton arritjet dhe sfidat e mbetura

Shqipëria përparon drejt BE-së/ Parlamenti Europian evidenton arritjet dhe sfidat e mbetura

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Shqipëria po përparon me ritme të shpejta në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ky progres nuk është shoqëruar ende me zgjidhjen e problematikave që lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë. Këto janë disa nga shqetësimet që evidentohen në një studim analitik të Parlamentit Europian, i cili shqyrton ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE.

Në dokument vlerësohet angazhimi politik i Shqipërisë për integrimin europian, hapja e grupkapitujve negociues dhe përparimi në reformën në drejtësi. Megjithatë, theksohet se përshpejtimi i negociatave nuk duhet të ngatërrohet me përmbushjen reale të standardeve që kërkohen për anëtarësim.

Shqipëria hapi negociatat në korrik 2022 dhe gjatë viteve 2024-2025 arriti të hapë të gjashtë grupkapitujt negociues. Në maj 2026 përmbushi kriteret e ndërmjetme për grupkapitullin e parë, “Themeloret”, ndërsa në korrik të këtij viti shënoi mbylljen provizore të tre kapitujve të parë.

Objektivi i qeverisë është përfundimi i negociatave teknike deri në fund të vitit 2027, por realizimi i tij kërkon rezultate konkrete në reformat që lidhen me shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve.

Reforma në drejtësi dhe SPAK, vlerësime për progresin, por kërkohen rezultate përfundimtare

Një nga zhvillimet pozitive të evidentuara në analizë është reforma në drejtësi e vitit 2016, veçanërisht procesi i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Parlamenti Europian vlerëson gjithashtu rolin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta dhe të personave të ekspozuar politikisht.

Megjithatë, dokumenti nënvizon se progresi i këtyre institucioneve duhet të shoqërohet me rezultate të qëndrueshme, veçanërisht me dënime përfundimtare në çështjet e profilit të lartë.

Shqetësime mbeten edhe efektiviteti i sekuestrimit dhe rikuperimit të pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe mundësia e ndikimit politik mbi institucione të tjera të zbatimit të ligjit.

Polarizimi politik dhe përqendrimi i pushtetit

Një tjetër problematikë e evidentuar në studim lidhet me funksionimin e demokracisë shqiptare. Polarizimi i fortë politik, marrëdhëniet konfliktuale mes palëve dhe përqendrimi i pushtetit konsiderohen faktorë që ngrenë shqetësime për mekanizmat e kontrollit dhe balancës, pluralizmin politik dhe pavarësinë e medias.

Kritika ka edhe për administratën publike. Pavarësisht ndryshimeve ligjore

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat