KreuAktualitetPolitikaSamiti i NATO-s shtyhet për në 2028?/ MIA sqaron çfarë vendimi mbetet...

Samiti i NATO-s shtyhet për në 2028?/ MIA sqaron çfarë vendimi mbetet në fuqi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se samiti i NATO-s nuk do të zhvillohet në vitin 2027, duke sqaruar se vendimi për organizimin e takimit të ardhshëm të Aleancës në Tiranë mbetet i pandryshuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, MIA thekson se deklarata e kryeministrit një ditë më parë kishte të bënte vetëm me kohën e zhvillimit të samitit dhe jo me anulimin e organizimit të tij në Shqipëri.

Sipas Agjencisë, Tirana mbetet e konfirmuar si vendi pritës, ndërsa përcaktimi i vitit dhe datës së zhvillimit të samitit bëhet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

“Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë. Ky vendim mbetet i pandryshuar. Sa i përket vitit dhe datës së zhvillimit të samitit, ato përcaktohen përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve aleate në Këshillin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në reagimin e MIA-s.

Agjencia shton se deklarata e Ramës nuk përbën përgënjeshtrim të vendimit për organizimin e samitit në Shqipëri, por një sqarim lidhur me kohën kur ai pritet të mbahet.

Reagimi vjen një ditë pasi kryeministri, nga Dublini, ku ndodhej në prag të takimit të liderëve europianë, deklaroi se samiti nuk do të zhvillohet në vitin 2027, ndërsa si mundësi për organizimin e tij në Tiranë përmendi vitin 2028.

“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është që nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurt jo në 2027. Në 2028, nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim”, u shpreh Rama.

Kështu, mbetet e konfirmuar që Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të NATO-s, ndërsa data dhe viti i zhvillimit të tij do të përcaktohen nga vetë vendet aleate.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat