KreuAktualitetKronikëFaktoje.al heq nga faqja pasqyrat e plota financiare/ Pa përgjigje për apartamentet...

Faktoje.al heq nga faqja pasqyrat e plota financiare/ Pa përgjigje për apartamentet dhe investimet në bono thesari

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Faktoje.al ka hequr nga faqja e saj zyrtare pasqyrat e plota financiare që më parë ishin të aksesueshme publikisht, ndërsa aktualisht rezultojnë të disponueshme vetëm pjesë të dokumentacionit.

Dokumentet financiare kishin qenë në qendër të investigimeve të publikuara më herët mbi financimet, pasuritë e paluajtshme dhe investimet e organizatës, e cila merret me verifikimin e fakteve dhe ka bashkëpunuar me kompaninë Meta për kontrollin e përmbajtjeve në rrjetet sociale.

Faktoje.al heq nga faqja pasqyrat e plota financiare, ende pa përgjigje

Dokumentet aktuale tregojnë vetëm faqen e parë dhe të fundit

Pasqyrat e shkarkuara përpara heqjes së tyre nga faqja tregojnë se Faktoje.al ka raportuar rreth 142 milionë lekë kontribute gjatë periudhës 2021–2025, ose afërsisht 1.4 milionë euro sipas konvertimit të përdorur në analizën financiare.

Dokumentacioni tregonte gjithashtu se organizata kishte blerë dy apartamente, të cilat rezultonin të regjistruara si aktive dhe të destinuara për zyra, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme e fondeve ishte vendosur në letra me vlerë dhe instrumente të tjera financiare.

Sipas të dhënave të analizuara më herët, në fund të vitit 2025 rezultonin rreth 64.1 milionë lekë të investuara në letra me vlerë, ndërsa vlera e dy apartamenteve dhe përmirësimeve të tyre arrinte në rreth 46.8 milionë lekë. Organizata kishte gjithashtu rreth 30 milionë lekë gjendje në llogari bankare.

Në total, këto zëra arrinin në rreth 141 milionë lekë të shpërndara mes pasurive të paluajtshme, investimeve financiare dhe likuiditeteve.

Pikërisht dokumentet financiare kishin ngritur një seri pyetjesh mbi origjinën dhe mënyrën e përdorimit të fondeve.

Në materialet e publikuara më parë renditeshin organizata dhe institucione ndërkombëtare si National Endowment for Democracy, UNFPA, IFCN, GIZ, Bashkimi Evropian, Ministria e Jashtme e Holandës, Ambasada e Zvicrës, Journalismfund Europe dhe të tjera.

Megjithatë, pasqyrat nuk tregonin shumën konkrete të kontributit të secilit financues dhe as se cilat prej këtyre fondeve kishin financuar blerjen e apartamenteve apo investimet financiare.

Pyetja kryesore mbetet se nga cilat burime janë siguruar fondet që kanë mundësuar blerjen e dy apartamenteve dhe investimet në letra me vlerë, nëse këto shpenzime janë mbuluar nga një apo disa donatorë dhe çfarë parashikojnë marrëveshjet përkatëse për përdorimin e fondeve.

Po ashtu, mbetet për t’u sqaruar nëse donatorët kanë qenë në dijeni dhe kanë miratuar përdorimin e fondeve për pasuri të paluajtshme dhe investime financiare.

Heqja e pasqyrave të plota nga faqja zyrtare nuk i zhduk këto pyetje, pasi dokumentacioni ishte shkarkuar dhe ruajtur përpara se të bëhej i paaksesueshëm.

Publikimi i pasqyrave financiare dhe transparenca mbi burimet e financimit marrin rëndësi të veçantë për një organizatë që e ka ndërtuar aktivitetin e saj publik mbi verifikimin e informacionit dhe standardet e transparencës.

Blerja e pasurive apo investimi në instrumente financiare nga një organizatë jofitimprurëse nuk përbën në vetvete shkelje. Por për të vlerësuar mënyrën e përdorimit të fondeve duhen ditur burimi i tyre, kushtet e vendosura nga donatorët dhe destinacioni për të cilin janë dhënë.

Pikërisht këto informacione vazhdojnë të mungojnë.

Dokumentet e publikuara më parë mund të tregojnë sa para janë administruar dhe ku janë vendosur ato, por pa informacion mbi kontributin konkret të secilit financues mbetet pa përgjigje pyetja kryesore: kush i ka financuar dy apartamentet dhe investimet financiare të Faktoje.al?/ Tema

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat