KreuAktualitetPolitikaPD kërkon një kandidat të vetëm për Tiranën/ Opozita përçahet që në...

PD kërkon një kandidat të vetëm për Tiranën/ Opozita përçahet që në nisje të garës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë mbështetjen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të kandiduar në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, kërkon që kandidatura e tij të mos mbetet vetëm një zgjedhje brenda opozitës parlamentare, por të marrë mbështetjen e të gjitha forcave kundërshtare të qeverisë.

Në një intervistë për Top Channel, Alimehmeti ka propozuar një marrëveshje mes forcave opozitare për të dalë me një kandidat të vetëm në kryeqytet. Sipas tij, emri duhet të përcaktohet përmes një procesi konsensual, ku mund të përfshihen sondazhet, zgjedhjet primare apo edhe votimi i qytetarëve në një proces të hapur.

“Duhet konsensus midis të gjitha forcave opozitare. Unë mendoj, besoj dhe shpresoj që këto forca të kenë atë ndërgjegje për t’u ulur bashkë dhe ta zgjidhin në mënyrën e tyre, me çfarë formati, me sondazhe, me primare të mëdha, me kutinë te sheshi dhe të votojë qyteti kë do të donte kandidat. Por të kishin një kandidat të përbashkët”, deklaroi Alimehmeti.

Ai u shpreh i bindur se një opozitë me një kandidat të vetëm do të kishte avantazh të konsiderueshëm në garën për drejtimin e kryeqytetit.

Por thirrja e tij për bashkim nuk ka gjetur mbështetjen e të gjitha forcave opozitare. Reagimi i parë kundërshtues ka ardhur nga kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili ka përjashtuar çdo bashkëpunim me Sali Berishën dhe kandidatin e mbështetur prej tij.

Qori ka deklaruar se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale dhe se kandidati i saj për Bashkinë e Tiranës do të jetë vetë ai. Ai ka ashpërsuar gjuhën ndaj Berishës, duke kujtuar sulmet e mëparshme politike ndaj tij dhe duke e cilësuar ofertën për bashkëpunim si kontradiktore.

“Rama dhe Berisha e kanë vendin në burg, siç thotë sheshi. Sali Berisha ka pacipësinë më të madhe që për dy-tre ditë njëherë të të shajë, më pas të mallkojë, më pas të thotë je i shitur te Edi Rama, të të nxjerrë gurët nga themeli dhe më pas të kërkojë bashkëpunim”, është shprehur Qori.

Një tjetër qëndrim ka mbajtur Ermal Hasimja, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit apo të mbështetjes së një emri konsensual. Megjithatë, sipas tij, diskutimi duhet të nisë nga përcaktimi i kritereve dhe jo nga emrat konkretë.

Hasimja ka kërkuar që kandidati të jetë konsensual, të vijë nga shoqëria dhe të ketë aftësinë për t’u përballur politikisht me qeverinë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, ofertën për bashkëpunim me Sali Berishën e ka refuzuar edhe Agron Shehaj. Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj ka mbështetur publikisht Florian Binajn, i cili ka shprehur ambicien për të garuar sërish si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat