back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri?/ Flet ish-koloneli

Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri?/ Flet ish-koloneli

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli për fortifikimin e Shqipërisë në kohën e komunizmit për të cilin tha se ishte unik në botë.

“Sa i takon fortifikimit në Shqipëri, thuhet se ishte një harxhimi i madh që varfëroi vendin. Në vendin tonë ka rreth 230 mijë qendra zjarri. Zor se me ato para që u ndërtuan këto bunkerë do të merrnim më shumë se 4 avionë gjuajtës modernë të asaj kohe. Nëse nuk do të kishim mbrojtjen, duhet të kishim sulmin por me kaq avionë, nuk mund të bënim asgjë. Për më tepër që kostoja e mirëmbajtjes është shumë e madhe.

Unë e quaj zgjidhje racionale të kohës. Sepse Shqipërisë nuk i jepte kush armatim modern, por as mundësi ekonomike nuk kishte. Nga ana tjetër ky fortifikim nuk ishte vetëm për ushtarët, por për të gjithë popullsinë.

Në 1992 shefi i përgjithshëm i shtabit të Turqisë, erdhi në Shqipëri dhe e çuan në disa rajone. Më pas drejtori i Xhenjos i Shqipërisë shkoi në Turqi dhe turqit e pyetën se çfarë kishte të veçantë fortifikimi në Shqipëri, se shefi i shtabit i kishte thënë që duhet të merrnin shembull nga vendi ynë sa i takon fortifiki

Fortifikimi shqiptar ishte unik, sepse ishte e re, e paimituar nga vendet e tjera. ishte një zgjidhje e mirë për kohën”, u shpreh ish-koloneli në Dritare TV./L.F-dritare.net

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat