KreuDrejtësiaAdriatik Llalla tenton t’i shpëtojë burgut pas 5 vitesh/ GJKKO i rrëzon...

Adriatik Llalla tenton t’i shpëtojë burgut pas 5 vitesh/ GJKKO i rrëzon kërkesën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Llalla i ishte drejtuar GJKKO-së me kërkesën që të pushonte ekzekutimi i dënimit, me argumentin se kishin kaluar afro pesë vite nga vendimi i formës së prerë i vitit 2021 dhe se afati ligjor për ekzekutimin e tij kishte përfunduar.

Kërkesa u shqyrtua këtë të hënë, ndërsa ish-kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai, u shpreh kundër kërkesës së Llallës.

Adriatik Llalla u dënua në maj të vitit 2021 me dy vite burg për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode. Apeli i Posaçëm e la në fuqi vendimin më 22 shtator të po atij viti.

Çështjet për të cilat u shpall fajtor lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe të rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës. Llallës iu hoq gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Ish-kryeprokurori u largua nga Shqipëria përpara ekzekutimit të dënimit dhe vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai u arrestua në Itali në dhjetor të vitit 2021, pasi kishte kërkuar azil politik, por më pas u la i lirë për shkak të gjendjes shëndetësore, nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane.

Me rrëzimin e kërkesës së tij, dënimi me dy vite burg mbetet në fuqi dhe nuk konsiderohet i parashkruar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat