KreuAktualitetPolitikaPS i hap rrugë hetimit të zgjedhjeve të 11 majit/ Miratohet komisioni...

PS i hap rrugë hetimit të zgjedhjeve të 11 majit/ Miratohet komisioni hetimor i kërkuar nga PD

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Këshilli për Legjislacionin ka miratuar këtë të martë ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit 2025. Vendimi pritet t’i kalojë tashmë Konferencës së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet për miratimin përfundimtar.

Nisma vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në përgjigje të kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni që do të hetojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në kërkesën e saj, PD ka përcaktuar si objekt të hetimit kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale.

Partia Demokratike ka pretenduar se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në kushte të parregullta, duke e cilësuar procesin si “farsë elektorale” dhe duke deklaruar se ai ishte komprometuar rëndë.

Miratimi në Këshillin për Legjislacionin është një hap procedural drejt ngritjes së komisionit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në Konferencën e Kryetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat