KreuAktualitetPolitika"Ku të punon gruaja ty?"/ Qytetari konfrontohet me Arlind Qorrin dhe Redi...

“Ku të punon gruaja ty?”/ Qytetari konfrontohet me Arlind Qorrin dhe Redi Muçin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Momente tensioni janë shënuar në nisje të protestës së opozitës, ku një qytetar është konfrontuar me kreun e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qorrin, dhe deputetin Redi Muçi.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, qytetari shihet teksa u afrohet Qorrit dhe Muçit, duke i kërkuar kreut të Lëvizjes “Bashkë” të flasë edhe për George Soros.

“Pse nuk e përmend Sorosin ti? Ti, pse nuk e përmend Aleks Sorosin? Ti që del me ministrin grek të Financave. Ku të punon gruaja ty?”, dëgjohet t’i drejtohet Qorrit qytetari, në një moment kur situata mes tyre tensionohet.

Më pas, në debat ndërhyn edhe deputeti Redi Muçi, i cili tenton ta largojë qytetarin nga grupi i protestuesve.

Përplasjet mes aktivistëve të Lëvizjes “Bashkë” dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë shënuar edhe në protesta të mëparshme. Megjithatë, nuk dihet nëse qytetari që u përball me Qorrin dhe Muçin ishte mbështetës i PD-së apo nëse konfrontimi kishte motive të tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat