KreuAktualitetBagëti të pavaksinuara/ Në Lushnjë dhe Divjakë nuk është kryer procesi kundër...

Bagëti të pavaksinuara/ Në Lushnjë dhe Divjakë nuk është kryer procesi kundër brucelozës nga strukturat shtetërore

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Vaksinimi i të imtave dhe gjedhëve në Lushnjë dhe Divjakë nuk është kryer ende nga strukturat shtetërore.

Blegtorët në momentin kur sëmundjet prekin tufat i blejnë vetë vaksinat, që ka sipas tyre rrit shpenzimet financiare. Ata thonë se edhe në rastet kur kanë kërkuar ndihmë nga drejtoria e veterinarisë për të vaksinuar apo për të bërë ndonjë kontroll për gjedhët, veterinerët nuk kanë ardhur.

Përgjegjësja e sektorit të veterinerëve në Lushnjë, Safigje Sina, e pyetur për rastin nuk pranon të intervistohet, por informon se vaksina kundër brucelozës nuk është bërë në tufat e gjedhëve. Sipas saj së shpejti do të nisin kontrollet në terren për të identifikuar nëse ka vatra infeksionesh apo jo./Top Channel

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat