back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetElon Musk kundër gjyqtarëve italianë për emigrantët në Shqipëri

Elon Musk kundër gjyqtarëve italianë për emigrantët në Shqipëri

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk ndërhyn në betejën mes qeverisë Meloni dhe gjykatave italiane për ndalimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri, shkruan sot “Corriere della sera” (CDS).

Themeluesi i “Paypal”dhe “Tesla”, njeriu më i pasur në botë dhe financuesi kryesor i Trump, duke komentuar në X lajmin e postuar nga një përdorues mbi vendimin për pezullimin e vlefshmërisë së ndalimit të shtatë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi në Gjader, shkruan se “këta gjyqtarë duhet të ikin”.

Sekretari i Lega-s, Matteo Salvini, i mbrojtur në të kaluarën nga Musk për çështjen e ”Open Arms”, i bën jehonë menjëherë sipërmarrësit.

“Edhe një vendim tjetër i gjyqtarëve që pengon largimi i emigrantëve të paligjshëm nga territori italian nuk është një shuplakë për qeverinë, por një zgjedhje që rrezikon sigurinë dhe portofolin e italianëve”, shkruan Salvini.

67332c01596b5

Por, Ernesto Carbone, një anëtar laik i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (CSM), i gjykon fjalët e Musk si “të rrezikshme”.

“Këta oligarkë të rinj që shfrytëzojnë botë të reja (si hapësira, eteri, mediat sociale dhe teknologjitë e reja) për të kontrolluar politikën botërore janë një rrezik për demokracinë”, shkruan deputeti i CSM-së.

”Pas një depërtimi në politikën gjermane, sot juristi Elon Musk hyn në mënyrë të dhunshme duke kritikuar një pushtet shtetëror. E gjithë kjo është e papranueshme, por mbi të gjitha e rrezikshme”, thotë Carbone.

Kush është Mario Nawfal, autori i postimit të komentuar nga Musk?

Mario Nawfal, autori i postimit të komentuar nga Elon Musk, është një nga yjet në ngjitje të X, ku ai ka pothuajse dy milionë ndjekës dhe pret disa nga ngjarjet më të mëdha audio në platformë, duke marrë shpesh lavdërimet e vetë CEO të ”Tesla”-s.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat