back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëOpenAI: ChatGPT refuzoi 250 mijë kërkesa për krijimin e deepfake

OpenAI: ChatGPT refuzoi 250 mijë kërkesa për krijimin e deepfake

Shumë njerëz janë përpjekur të përdorin gjeneruesin DALL-E të imazheve të OpenAI gjatë zgjedhjeve por kompania tha se shumë prej tyre nuk janë lejuar ta përdorin për krijimin e deepfake.

ChatGPT refuzoi 250,000 kërkesa për të gjeneruar imazhe të Presidentit Biden, Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Zëvendës Presidentes Kamala Harris, Zëvendës Presidentit të zgjedhur Vance dhe guvernatorit të Minesotas Tim Walz.

Kompania shpjegoi se kjo ka ardhur si rezultat i masave dhe sigurisë së shtuar në mënyrë që ChatGPT të mos gjenerojë imazhe të njerëzve realë, përfshirë politikanëve.

OpenAI është përgatitur për këtë moment që prej fillimit të vitit. Kompania krijoi një strategji për parandalimin e përdorimit të mjeteve për të përhapur informacione të rreme.

OpenAI tha se 1 milion përgjigje ChatGPT i drejtuan njerëzit në faqet e internetit CanIVote.org në muajin përpara ditës së zgjedhjeve.

Chatboti gjeneroi gjithashtu 2 milionë përgjigje në ditën e zgjedhjeve dhe të nesërmen, duke u thënë njerëzve që i kërkojnë rezultatet të kontrollojnë Associated Press, Reuters dhe burime të tjera lajmesh. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat