Meta është vënë nën presion nga zyrtarët e Bashkimit Europian lidhur me reklamat e saj të shënjestruara në Facebook dhe Instagram.
Por kompania shpreson se mund të fitojë pëlqimin e autoriteteve rregullatorë duke bërë disa ndryshime në modelin e saj me reklama në vendet anëtare ku përfshihet edhe ulja e çmimit për planit me pagesë.
Duke filluar prej 13 Nëntorit planit me pagesë i cili heq reklamat do të shitet për 6 euro në ueb dhe 8 euro përmes platformat mobile iOS dhe Android. Kompania automatikisht do të kalojë të gjithë përdoruesit me planit me pagesë në çmimet më të ulëta.
Reklamat e shënjestruara janë burimi kryesor i të ardhurave të Meta por autoritetet Europiane kanë bërë presion nga kompanisë që të ofrojë shërbimin pa reklama falas. Meta thotë se kjo ndikon negativisht.
BE-ja nuk e mori mirë lëvizjen e Meta për të ofruar një plan me pagesë pa reklama të shërbimeve të saj ndërsa po hetohet për modelin “prano ose paguaj.” Në Korrik BE-ja tha se Meta ka shkelur ligjet e DMA me këtë plan /PCWorld Albanian