KreuTeknologji / ShkencëBluesky arrin në 15 milionë përdorues

Bluesky arrin në 15 milionë përdorues

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bluesky mund të konsiderohet ende si një platformë inferiore krahasuar me X, për gradualisht po fiton terren. Aplikacioni kapërceu shifrën e 15 milionë përdoruesve duke shtuar më shumë se 1 milionë përdorues të rinj javën e kaluar.

Ndërsa Bluesky konsiderohet më i vogël se Threads, i cili ka 275 milionë përdorues, sinjalet janë të qarta se përdoruesit e Threads gradualisht kanë filluar të shprehur interes për Bluesky.

“Blueskye” ka qenë një temë trend në Threads ditët e fundit ndërsa kërkimet sugjerojnë 19 mijë postime rreth rrjetit social. Një muaj më parë Bluesky kishte 9 milionë përdorues.

Aplikacioni i saj zuri vendin e parë në App Store ndjekur nga Threads dhe ChatGPT. Suksesi më i fundit vjen për shkak të irritimit të përdoruesve me Elon Musk dhe X pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.

Një hulumtim i fundit nga SimilarWeb zbuloi se më shumës e 115 mijë përdorues Amerikanë kishte çaktivizuar llogaritë e tyre në X. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat