Departamenti Amerikan i Drejtësisë raportohet se po përpiqet të detyrojë Google të shesë shfletuesin Chrome.
Sipas Bloomberg, Departamenti gjithashtu ka planifikuar ti rekomandojë një gjykate federale që Google të ballafaqohet me kërkesat rregullatore lidhur me inteligjencën artficiale dhe sistemin operativ Android.
Veprimet në fjalë janë produkt i një hetim disa vjeçar i Departamentit të Drejtësisë ndaj gjigantit të kërkimit online ndërsa përpiqet të provojë se Google ka një monopol në SHBA.
Departamenti e fitoi gjyqin në Gusht ndërsa gjykatësi federal Amit Mehta vendosi se Google ka shkelur ligjet e konkurrencës në kërkimin dhe reklamimin online.
Por pse po vihet në shënjestër Chrome? Departamenti i Drejtësisë argumenton se Chrome shërben si pikë kyçe aksesi përmes të cilit shumë njerëz përdorin Google Search.
Chrome kontrollon 61 përqind të tregut në SHBA sipas StatCounter. /PCWorld Albanian