KreuAktualitetBotaSHBA propozon Donbasin në këmbim të NATO-s/ Zelensky zbulon ofertën

SHBA propozon Donbasin në këmbim të NATO-s/ Zelensky zbulon ofertën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur për herë të parë në tryezën e negociatave mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se çdo marrëveshje e mundshme për këtë çështje duhet të marrë miratimin e qytetarëve ukrainas.

Në një deklaratë për zhvillimet e fundit diplomatike, Zelensky tha se një propozim i tillë mund të shqyrtohet vetëm nëse shoqërohet me garanci të forta dhe të detyrueshme sigurie nga SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s.

Sipas presidentit ukrainas, këto garanci duhet të jenë të krahasueshme me mbrojtjen që ofron Neni 5 i Traktatit të NATO-s, duke përfshirë mbështetje ushtarake dhe financim për rindërtimin e vendit pas përfundimit të luftës.

Megjithatë, Zelensky bëri të qartë se Kievi nuk do t’i njohë ligjërisht territoret e pushtuara si pjesë të Federatës Ruse, pavarësisht çdo marrëveshjeje që mund të arrihet.

“Do t’i kërkoj mendimin shoqërisë sonë, a e pranojmë apo jo?”, deklaroi ai, duke nënvizuar se një vendim me pasoja të tilla për të ardhmen e vendit nuk mund të merret vetëm nga presidenti.

Paralelisht, në negociata po diskutohen edhe alternativa të tjera për garantimin e sigurisë së Ukrainës. Mes tyre janë marrëveshjet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, të ngjashme me angazhimet amerikane ndaj Izraelit, të cilat mund të përfshijnë praninë e forcave amerikane, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mbështetje të vazhdueshme ushtarake.

Presidenti ukrainas shprehu gjithashtu skepticizëm për qëllimet e Moskës, duke paralajmëruar negociatorët amerikanë se Vladimir Putin nuk është një partner i besueshëm dhe se Kremlini mund të jetë duke përdorur procesin diplomatik për të fituar kohë dhe për të zvarritur përfundimin e luftës.

Deklaratat vijnë pas raundit të dytë të bisedimeve trepalëshe të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, të zhvilluara më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat